ÇFARË ËSHTË PRINCE VENDING?


Prince Vending Machine është një koncept unik i një platforme dixhitale që kombinon cilësinë e lartë të produktit të kafes dhe një qasje të digjitalizuar ndaj konsumatorit. Prince Vending Machine përfshin shërbimet e makinave të vetë -shërbimit, pijeve të nxehta, të ftohta dhe snacks. Dhe është aq e përshtatshme për nevojat e punonjësve dhe kolegëve tuaj saqë do të mësoheni menjëherë me aparatin. Përveç përvojës plotësisht të digjitalizuar të paisjeve të vetë-shërbimit, risia tjetër është në përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë dhe gjerësisë së gamës së paisjeve.
Historia e Devolli Corporation

1989

Që kur familja Devolli filloi prodhimtarinë e saj të parë në vitin 1989 dhe që në fillim quhej “Devolli Commerce” – është një nga prodhuesit më të mëdhenj në rajonin e Kosovës dhe më tej.

Aktualisht “Devolli Corporation”  operon më shumë se 2.000 punëtorë të fokusuar kryesisht në përmbushjen e nevojave të konsumatorit dhe mbi 15000 fermerë.

Më shumë se kaq, falë teknologjisë më moderne në vend dhe me një ekip të punësuarve dhe bashkëpunëtorëve të shquar “Devolli Corporation”vazhdon me një pasion të madh për të rritur me guxim biznesin përmes udhëheqjes frymëzuese, punës në ekip dhe krijimtarisë së veqantë. Punonjësit tanë marrin pjesë në mënyrë aktive në këto përpjekje dhe na ndihmojnë të kultivojmë një kulturë të fortë, etike dhe të përgjegjshme të biznesit.

Si ndërmarrja më e besuar ne vazhdojmë të frymëzojmë me produkte dhe shërbime cilësore duke qenë të gatshëm për të përmbushur nevojat e konsumatorëve në çdo kohë dhe në çdo rast.

PRINCE COFFEE SHOP

2009

Prince Coffee shop është vendndodhja juaj ideale e lagjes, në çdo kohë dhe çdo ditë. Duke filluar ditën tuaj me një kafe të mëngjesit, dhe duke vazhduar me smoothie organike, lëngje dhe ushqime të shumta dhe ndonjë koktejë për të përfunduar natën tuaj!

Shijoni gjëra të mira duke vizituar Prince Coffe Shop thjesht për t’u takuar, për të ngrënë ose për të pirë diqka me shoqërinë tuaj.

Fabrika “Emin Duraku”

2012

Në vitin 2013 Devolli Corporation ka blerë fabrikën “Emin Duraku”.

Kompleksi Industrial “Emin Duraku” e cila ndodhet në Gjakovë,dhe ka një kapacitet të madh dhe shtrihet saktësisht në 13 parcela në sipërfaqe të përgjithshme prej 93991 m (9.4 hektarë).

“Terminali Doganor- Prishtinë

2013

Në vitin 2013, u bë hapja e terminalit në Prishtinë.

Në lokacionin tek “Amortizerët” në hapësirën mes rrugës Prishtinë – Pejë dhe hapësirës së ish amortizerëve në sipërfaqe prej 2.2ha është e organizuar hapësira për terminalin doganor.

Pjesa e projektit ideor është punuar në mbështjetje të kërkesave të investitorit në kuadër të kushteve që ofron objekti ekzistues në brendi të të cilit do të ndërtohet nga konstruksioni i çelikut hapësira që do të shërbejë për terminal doganor.

Lokacioni është tek hapësira e amortizerëve në Prishtinë, rruga Prishtinë – Pejë. Terreni është i rrafshët, në fillim të parcelës ka rënie të vogël dhe pjesa tjetër është e rrafshët që e bën ideale për destinimin e paraparë.

“M&Sillosi”

2014

Mielli, padyshim, është njëri nga produktet e pashmangshme të gatimeve tradicionale, pothuaj të çdo shujte. Duke qenë përbërës kaq i rëndësishëm i ushqimit të përditshëm, kualiteti është faktor vendimtar në përzgjedhjen e tij. Prandaj, M&Sillosi vazhdon të prodhoj miell kualitativ për konsumatorët besnik për vite të shumta me radhë.

Në vazhdën e zgjerimeve të investimeve të Devolli Corporation është edhe blerja e kësaj fabrike të miellit. Tani, kjo korporatë, nën brendin M&Sillosi, punëson mbi 90 punëtorë që angazhohen për përmbushje të nevojave unike të konsumatorëve dhe fermerëve.

Me kapacitet ditor të prodhimit prej 600 ton të prodhuar sipas standardeve ISO dhe HACCP, me kapacitet të sillosave të grurit prej 58 mijë ton, me laborator të vetëm të akredituar në Kosovë për analiza të miellit dhe grurit dhe me shumë veçori të tjera, M&Sillosi është njëra nga fabrikat më serioze të prodhimit të miellit në rajon.

M&Sillosi e udhëheq tregun kosovar me shërbime me shumicë dhe pakicë dhe me furra buke me një linjë të plotë të miellit me cilësi të lartë. Përveç shitjeve të brendshme në Kosovë, si prodhues kryesor i miellit të grurit në rajon, kjo fabrikë eksporton edhe në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.

“Prince Vending Machines“

2020

Në vitin 2020, “Devolli Corporation” filloj punën me Vending Machines.

PRINCE CAFFE VENDING MACHINES është një kompani udhëheqëse në sektorin e aparateve të kafes, duke siguruar një gamë gjithëpërfshirëse të aparateve për kafe dhe zgjidhje për tregjet Ho.Re.Ca dhe Vending.

Me mbi 20 kombinime të ndryshme, duke ju ofruar klientëve të zgjedhin saktësisht atë që duan nëse është kafe, espresso, kapuçino, kafe latte, apo çokollatë e nxehtë, dhe me me akses të lehtë 24/7 në gjithqka që ju nevojitet.

Vending Machine ofron cilësinë e parë dhe të sigurt të kafesë me shtypjen e vetëm një butoni.